Postuar: Qershor 12, 2026 | 22:35
ZYRTARE/ Sulmuesi që u shpall kampion me Egnatian prezantohet te Prishtina e Orges Shehit
Tashmë është zyrtare, ish-sulmuesi i Egnatias, Kastrioti Selmani, do të vijojë karrierën te Prishtina e Orges Shehit. 27-vjeçari, që u shpall edhe kampion me rrogozhinasit, u prezantua ditën e sotme me bardheblutë e kryeqytetit.

Prishtina po punon intensivisht në ndërtimin e skuadrës për sezonin e ardhshëm, ndërsa Selmani pritet t’i shtojë shpejtësinë dhe kreativitetin repartit ofensiv.
Vlen të theksohet fakti se ish-i i Egnatias është përforcimi i parë zyrtar i Prishtinës në epokën e trajnerit Shehi.
PANORAMASPORT.AL













