VIDEO/ Nuk ka fitues në Toronto, Kanadaja merr 1 pikë historike ndaj Bosnjës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 12, 2026 | 23:47

VIDEO/ Nuk ka fitues në Toronto, Kanadaja merr 1 pikë historike ndaj Bosnjës

Është mbyllur në barazim 1 me 1 dueli i Grupit B mes Kanadasë dhe Bosnjë Hercegovinës, i zhvilluar në Toronto. Falë këtij barazimi, Kanadaja ka siguruar pikën e parë në histori në ndeshjen e tyre të shtatë në Kupën e Botës.

kanadaja

Lukiç në minutën e 21-të zhbllokoi sfidën, teksa Larin të të 78-tën vendosi baraspeshën. Në fund, asnjëra skuadër nuk arriti të gjente golin e fitores në temperaturat e larta dhe lodhëse pranë brigjeve të Liqenit Ontario, kështu që pikët u ndanë.

Barazimi bëri që Kanadaja ta zgjasë serinë e saj pa humbje në nëntë ndeshje, ndërsa Bosnja regjistroi barazimin e saj të gjashtë radhazi brenda 90 minutave.

Të dyja kombëtaret do të udhëtojnë drejt perëndimit për ndeshjet e tyre të dyta në grup të enjten. Kanadaja do të përballet me Katarin në Vancouver, ndërsa Bosnja do të ndeshet me Zvicrën në Los Anxhyelos

FT: KANADA-BOSNJË HERCEGOVINA 1-1

Larin 78′ /  Lukic 21′

GOLI I LARIN: VIDEO 

GOLI I LUKIÇ: VIDEO 

SHTYLLA E KANADASË: VIDEO

RASTI I ARTË I BOSNJËS: VIDEO 

WhatsApp Image 2026-06-12 at 23.05.01

Statistikat sipas “Sofa Score”

FORMACIONET ZYRTARE

7

PANORAMASPORT.AL