Boateng kujton lidhjen me Melisa Satën: Se*s i çmendur, nuk më mbanin gjunjët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 12, 2026 | 19:10

Boateng kujton lidhjen me Melisa Satën: Se*s i çmendur, nuk më mbanin gjunjët

Ish-futbollisti Kevin-Princ Boateng është rikthyer të flasë për marrëdhënien e tij me modelen dhe prezantuesen italiane Melisa Sata, me të cilën ka edhe një djalë, i lindur në vitin 2014. Edhe pse çifti i dha fund lidhjes në vitin 2020, të dy kanë ruajtur marrëdhënie të mira si prindër.

6

Në një intervistë të gjatë për “Il Messaggero”, Boateng foli hapur për periudhën kur jetonte me ish-velinën e “Striscia la Notizia”, duke pranuar se pasioni i madh mes tyre ndikonte edhe në performancën e tij sportive. Sipas ish-mesfushorit, marrëdhënia me Melisa Satën ishte aq intensive sa shpesh e linte pa energji për futbollin.

“Marrëdhënia ime me Melisa Satën ishte çmenduri e pastër. Bënim dashuri të paktën 7-8 herë në javë dhe nuk i jepja trupit kohën e nevojshme për t’u rikuperuar. Kur zbrisja në fushë, këmbët e mia nuk kishin më forcë. Kisha lënë mënjanë futbollin, paratë, gjithçka. Ndërsa Milano priste trofe nga unë, unë po shpenzoja energjitë e mia në dhomën e gjumit”, u shpreh ai.

Boateng shtoi se nuk ishte e lehtë të balanconte karrierën si futbollist profesionist me jetën private pranë një figure kaq të njohur publike.

“Kur je me një grua të bukur dhe të famshme, ndonjëherë harron se je një atlet profesionist”, deklaroi ai.

Sipas tij, situata bëhej edhe më e vështirë nga presioni mediatik.

“Mediat vazhdimisht shkruanin se Boateng ishte sërish i dëmtuar dhe se nuk kujdesej për veten. Në fakt, ishte e vërtetë që nuk po kujdesesha sa duhet për veten, por arsyeja nuk ishte alkooli apo jeta e natës”, tha ai.

Fussball: Kevin-Prince Boatengs Frau bereut Sex-Geständnisse - Blick

Melissa Satta e Boateng di nuovo in crisi? E lei si rifugia a casa dell'amica Arianna Alessi- Corriere.it

Boateng e le bugie a Melissa Satta: «In discoteca con Ronaldinho, la scusa del poker»- Corriere.it

Sot, rrugët e tyre janë ndarë prej kohësh. Melisa Sata është në një lidhje me biznesmenin Karlo Bereta, ndërsa Boateng u martua në vitin 2022 me influencuesen Valentina Fradegrada. Megjithatë, edhe kjo martesë përfundoi me ndarje në vitin 2023.

PANORAMASPORT.AL