ZYRTARE/ Dikur e kërkonte Partizani, bashkë me Tiranën dhe Vllazninë, ish-futbollisti i Kombëtares mbetet pa ekip
Eksperienca e Valon Ahmedit me Bishkek Sitin nuk ka zgjatur gjatë. Ish-lojtari i Kombëtares shqiptare u transferua në muajin shkurt në Kirgistan, ndërsa e ka mbyllur së fundmi dhe pse kishte kontratë të vlefshme deri në fund të vitit.

Emri i Ahmedit vazhdimisht më parë qarkullonte për një transferim në Shqipëri. Për 31-vjeçarin asnjëherë nuk është konfirmuar firma, edhe pse Partizani, Tirana dhe Vllaznia janë shfaqur pas tij.
“Faleminderit, Valon Ahmedi! Faleminderit për kohën që kalove në klubin tonë dhe për kontributin tënd për ekipin.
Të urojmë shëndet, suksese në të gjitha angazhimet e tua të ardhshme dhe arritje të reja. Urojmë që rrugëtimi yt futbollistik të jetë gjithmonë i mbushur me fitore, kujtime të bukura dhe momente të ndritshme”, shkruhet në postimin e Bishkek Siti.
PANORAMASPORT.AL













