E kontaktoi FSHF, por mendjen e ka te Gjermania: Futbollisti tronditet nga vendimi i fundit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 12, 2026 | 17:19

E kontaktoi FSHF, por mendjen e ka te Gjermania: Futbollisti tronditet nga vendimi i fundit

Diant Ramaj nuk është në planet e Borusia Dortmund. Ky është raportimi nga Gjermani ku tregohet se portierit i është komunikuar vendimi i klubit.

ramaj1920

Ramaj u transferuar për 5 milionë euro në shkurtin e vitit 2025. Kontrata e cila zgjat deri në vitin 2029 është një problem.

Pas huazimeve te Kopenhagen dhe Heidenheim, mbetet për t’u parë cila do të jetë aventura e radhës. 24-vjeçari po largohet nga Dortmundi akoma pa debutuar, ndërsa një vit më parë shprehej se nuk pranon stolin.

Interesante do të ishte nëse do të shfaqet sërish si opsion për Shqipërinë. Zgjedhja e tij e parë është Gjermania, ndërsa më parë zbulonte se kontaktohej nga kuqezinjtë.

EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL