Postuar: Qershor 12, 2026 | 14:08
U bë pjesë e “fshesës” te Partizani, sulmuesi befason me vendimin për t’u rikthyer
Dmitri Podstrelov ka vendosur ta mbyllë pas një sezoni me Dinamo Minsk. Sulmuesi bjellorus do të largohet sërish nga vendi i tij, për t’u rikthyer në Kazakistan.

Befasia qëndron te klubi ku do e vazhdojë karrierën. Bëhet fjalë për Altai Oskemen, një emër i ri në elitën e futbollit kazak.
Ekipi ku Podstrelov do firmosë ndodhet në vendin e 14-të. Kujtojmë ndërkohë se një vit më parë u largua nga Partizani.
Palët vendosën të ndajnë rrugët, për shkak se Podstrelov nuk ishte në plane. 27-vjeçari u largua me kujtimin e dy golave.
PANORAMASPORT.AL













