Sondazh/ Kë përkrahin shqiptarët përveç Kombëtares sonë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 12, 2026 | 15:06

Sondazh/ Kë përkrahin shqiptarët përveç Kombëtares sonë

NGA EDUARD ZALOSHNJA

7

Nuk vlen të pyetet në ndonjë sondazh nëse shqiptarët përkrahin kombëtaren tonë të futbollit. As për përfaqësuesen e futbollit të Kosovës nuk vlen të pyetet (edhe pse ajo nuk është kombëtare). Por në një sondazh rigoroz që drejtova në terren kohët e fundit nga Vermoshi në Konispol, bëra ndër shumë të tjera edhe pyetjen “Cilën kombëtare përkrahni në futboll, përveç kombëtares sonë?”

Kombëtaren e Italisë e përkrahin rreth 30% e banorëve të rritur në Shqipëri, pavarësisht se ajo nuk arriti të shkonte në Botërorin që filloi dje. Meqë Shqipëria ka 1.9 milionë banorë të rritur, i bie që rreth 570 mijë përkrahin Italinë, përveç Shqipërisë (shihni tabelën e mëposhtme).

E dyta renditet Gjermania me 12% ose rreth 228 mijë banorë të rritur, dhe pastaj vazhdojnë më poshtë Brazili, Anglia, Spanja, Holanda dhe Argjentina.

Ndërkohë, 27% ose 513 mijë nuk përkrahin asnjë nga kombëtaret e huaja të futbollit.5

PANORAMASPORT.AL