“Çfarë po ndodh”/ Tifozët e Vllaznisë kërkojnë llogari, presidenti Xhaferi përgjigjet: Loading
Vllaznia po punon për sezonin e ri. Paraqitjet e para do të vijnë në turin e parë të Ligës së Konferencës.

Presidenti Alban Xhaferi është pyetur në rrjetin e tij social “Facebook” për merkaton. Dhe numri 1 i kuqebluve shtoi optimizmin, ndërsa kujtojmë se deri tani është afruar vetëm Patrik Bardhi.
“Panorama Sport” ndërkohë ka raportuar ekskluzivisht largimin që pritet nga Esat Mala te Teuta, dhe po ashtu Ardit Krymi e Esin Hakaj. Ndërkohë Andrej Jago, Melos Bajrami dhe Eslit Sala e mbyllën përfundimisht pa pritur fundin e muajit.
PJESË NGA KOMENTET
Komenti i parë nga një tifoz: “Merkato”.
Komenti i Alban Xhaferit: “Normal”.

Komenti i dytë nga një tifoz: “O president Alban Xhaferi a ka mundësi që të na shpjegojë dikush? Çfarë është duke ndodh me Vllazninë. E para po ikin shumë lojtarë të rëndësishëm, e dyta merkato shumë e dobët. Neve si tifozë që jemi na dhemb shpirti, duke e parë këtë Vllazni në këtë gjendje për Zotin”.
Komenti i Alban Xhaferit: “Loading”.

PANORAMASPORT.AL













