“Kemi skuadër kompakte”, De la Fuente: Mungesa e Karvahal dhe Moratës në Botëror? U lënduan, por ishte vendimi i duhur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 12, 2026 | 13:30

“Kemi skuadër kompakte”, De la Fuente: Mungesa e Karvahal dhe Moratës në Botëror? U lënduan, por ishte vendimi i duhur

Luis de la Fuente vazhdon të këmbëngulë se skuadra e Spanjës është favorite për të fituar Kupën e Botës, ndonëse gjithë forcën e tij e ka përqëndruar në harmonizimin e grupit.DE LA FUENTEPo të kishe 30 ose 40 futbollistë si do të veproje?

Njerëzit që zgjedhim janë të besueshëm. Unë marr lojtarë që njoh dhe jam i sigurt se do të na japin atë që kërkojmë. Nëse nuk do të ishte kështu, nuk do ti zgjidhja. Pikërisht për këtë arsye grumbullimi i parë ka qënë prej 55 futbollistësh, por unë në kokë e kisha fiksuar skuadrën. E di që ata do të përshtaten dhe do të pranojnë situatat e vështira që ndodhin gjatë dyzet ditëve të përqendrimit. Ata e kuptojnë se përfitimi i grupit është mbi të gjitha. Dhe ne nuk po flasim vetëm për lojtarët. Ne lëvizim rreth njëqind njerëz këtu. Ata që janë më të lidhur me zonën sportive janë lojtarët dhe stafi trajner, por ka shumë profesionistë nga departamente të tjera. Ne të gjithë ndajmë të njëjtën frymë. Nuk ka fytyra të këqija apo qortime. Kjo forcon grupin. Kjo është arsyeja pse them se nuk do të më interesonte të punoja me 35 ose 40 lojtarë. E rëndësishme është që ata të jenë njerëz të mirë. Kjo është ajo që jep forcë dhe kohezion.

Është një listë shumë e njohur, apo jo?

Lojtarët janë të integruar në mënyrë perfekte. Ne e njohim Erik Garsian për një kohë të gjatë. Me Mark Pubil, megjithëse nuk kam qenë drejtpërdrejt trajneri i tij më parë, kam jetuar në kategori më të ulëta dhe veçanërisht në Lojërat Olimpike. Kjo ishte sa për hyrje, pasi të gjithë lojtarët që janë këtu janë futbollistë të mirë, padyshim, por ata janë këtu edhe për një arsye tjetër, sepse janë njerëz të aftë për të jetuar së bashku për dyzet ose pesëdhjetë ditë. Duhett ë kemi një grup të fortë, koheziv, të përfshirë dhe mbështetës ose çdo gjë mund të ndodhë. Ne nuk e kemi këtë problem këtu. Kjo është diçka për të cilën ne jemi shumë të qartë.

Nga ata që nuk kanë ardhur, ku jeni ndjerë më keq?

Duke mos i thirrur ata. Kam folur me disa dhe jo me të tjerë. Mendoj se kemi një marrëdhënie mjaft të mirë për të kuptuar se, me të njëjtën ndershmëri me të cilën mora vendime kur erdhën, tani marr vendime të tjera kur ata i kam larguar. Gjëja më e vështirë është të lëmë jashtë dikë që mund të jetë në mënyrë të përsosur këtu. Por është gjithashtu e vërtetë se, nëse ai do të kishte ardhur dhe një koleg tjetër do të ishte lënë jashtë, ne do të flisnim saktësisht për të njëjtën gjë. Vendimet merren me ndershmëri dhe profesionalizëm të plotë. Dhe shumica i kuptojnë ato në mënyrë të përsosur.

E kishit fjalë për Karvahal, Moratën ose Aleks Remiron?

Të gjithë lëndohen, por është e vërtetë që ka përjashtime që justifikojnë vendime të caktuara. Dani dhe Alvaro ishin kapitenët tanë. Dhe Aleks Remiro ishte i vetmi lojtar në Kampionatin Europian që nuk luajti asnjë minutë, por ai ishte lidhja mes grupit. Ishte një burim i vazhdueshëm energjie, gëzimi dhe atmosfere e mirë. Këto gjëra duhet të vlerësohen dhe të njihen. Përveç kësaj, nuk është një frazë e caktuar apo një gjest për t’u dukur mirë, askush nuk e ka derën të mbyllur në kombëtare. Ne të gjithë e dimë se si është futbolli. Jesus Navas ishte këtu në moshën 39-vjeçare kur me siguri shumë njerëz menduan se ai nuk do të kthehej.

PANORAMASPORT.AL