Deshamp si trajneri i ardhshëm i Italisë? Reagon Mbape: Do të ishte e shëmtuar….

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 12, 2026 | 11:09

Deshamp si trajneri i ardhshëm i Italisë? Reagon Mbape: Do të ishte e shëmtuar….

Italia vazhdon të jetë në kërkim të një trajneri për t’i besuar një cikël të ri dhe në skenë, gjatë javëve të fundit, ka dalë edhe emri i Didier Deshamp. Francezi do të largohet nga drejtimi i përfaqësueses së tij pas Botërorit dhe njeh mirë Italinë ku ka kaluar shumë vite si futbollist e trajner  i Juventusit.

asdsadadsdssddssda

Një diskutim që është shpërndarë edhe në mediat ndërkombëtare dhe për të cilin Deshamp ka lënë gjithçka hapur, pa hyrë në specifika. Vetë francezët janë kundër një ideje të tillë, pasi për ta pastaj Deshamp do të kthehej në një armik pasi kishte drejtuar për 14 vite Francën.

Këtë e ka pranuar edhe Kilian Mbape në një intervistë për “M6”, ku ka folur për situatën e trajnerit në javët e tij të fundit si trajner i Francës.

“Unë e shoh të buzëqeshur dhe është më fleksibël. Në të kaluarën e kam parë shumë më të ashpër, por kjo është cilësia e tij që të përshtatet me brezat e rinj. Nuk është e lehtë, por ai nuk ka ndërruar kurrë mesazhin e tij. Po mundohemi të përfitojmë në maksimum nga prania e tij dhe ta nderojmë, duke fituar siç i pëlqen.

Por pastaj shpresoj që të mos drejtojë ekipe të tjera kombëtare. Kam parë se është folur për Italinë. Do të ishte e shëmtuar. Didier është francez, ai është i yni”, tha Mbape.

PANORAMASPORT.AL