Postuar: Qershor 12, 2026 | 10:24
ZYRTARE/ Ka fituar trofeun e parë historik, Egnatia rikthen futbollistin
Klubi i Egnatias ka bërë të ditur se ka kthyer përsëri më radhët e tij një emër që njeh mirë klubin rrogozhinas.

Mbrojtësi Alesandro Kacbufi, është kthyer përsëri të jetë pjesë e klubit pas tre vitesh. Ai ishte pjesë e kësaj skuadre në sezonin kur fitoi Kupën e Shqipërisë për herë të parë, ndërsa më pas u largua duke luajtur me Erzenin, Flamurtarin e së fundmi Kastriotin.
“Me shumë kënaqësi mirëpresim sërish në familjen e Egnatias Alessandro Kacbufin, një emër i njohur për klubin dhe tifozët tanë. Mirë se u riktheve në shtëpi!”, shkruhej në njoftimin e Egnatias për kthimin e qendërmbrojtësit.
PANORAMASPORT.AL













