Lëvizje e papritur për futbollistin që pret ftesën nga Kombëtarja, një trajner e bind të ndryshojë klub në Itali
Një prej emrave më të nxehtë në merkaton e verës pritej të ishte padyshim Stiven Shpendi. Sulmuesi i talentuar kishte shkëlqyer në edicionin e fundit me fanellën e Empolit dhe raportohej se disa klube ishin vënë në ndjekje të tij edhe nga Seria A.

Por në mënyrë të papritur, është mësuar se ai është pranë firmës me një tjetër skuadër të Serisë B. Sipas “Sky Sport”, Shpendi po bëhet gati të transferohet në radhët e Padovas, e cila është gati të blejë kartonin e tij nga Empoli.
Arsyeja mësohet se është raporti që ai ka me trajnerin Antonio Kalabro, i cili e ndihmoi të rikthehej në formë në sezonin kur ishte huazim te Karrareze. Kalabro do të marrë drejtimin e Padovës dhe Shpendi ka qenë një nga kërkesat e tij, që klubi po bëhet gati të plotësojë.
E.KUKA-PANORAMASPORT.AL













