Vëzhgimi i “Panorama Sport”/ Egnatia sundon tregun, fitime marramendëse në Shqipëri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 11, 2026 | 23:38

Vëzhgimi i “Panorama Sport”/ Egnatia sundon tregun, fitime marramendëse në Shqipëri

Tre tituj kampionë radhazi kanë vendosur Egnatian në majën e futbollit shqiptar, por suksesi i klubit rrogozhinas nuk matet vetëm me trofetë e fi tuar në fushë. Në të njëjtën kohë, kampionët kanë ndërtuar një model të suksesshëm edhe në merkato, duke kthyer shitjen e futbollistëve në një burim të rëndësishëm të ardhurash. Në tre sezonet e fundit, Egnatia ka arkëtuar plot 2 milionë e 275 mijë euro vetëm nga transferimi i lojtarëve, një shifër që tregon qartë rritjen e vlerës së futbollistëve që kalojnë në Rrogozhinë dhe punën e bërë nga klubi në ndërtimin dhe promovimin e tyre.

egnatia

SHITJET NDËR VITE – Në sezonin 2023-2024, Egnatia realizoi shitje me vlerë 945 mijë euro, duke transferuar Xhekson Kenion te Istanbulspor për 400 mijë euro, Gytis Paulauskas te Kolos Kovalivka për 200 mijë euro, Vusal Isgandarlin te Boluspor për 150 mijë euro, Mikael Agekpornun te Slaven Belupo për 150 mijë euro dhe Hamzat Ojediran te Debrecen për 45 mijë euro. Një vit më vonë, gjatë sezonit 2024-2025, kampionët vazhduan të përfi tonin nga merkatoja, duke arkëtuar 710 mijë euro nga shitja e Alen Sherrit te Kaljari për 360 mijë euro dhe Melih Ibrahimoglu te Koniaspor për 350 mijë euro. Edhe në sezonin 2025- 2026, Egnatia nuk ndryshoi fi lozofi . Serxho Ujka u transferua te Zulte Uaregem për 300 mijë euro, Regi Lushkja te Traktor për 250 mijë euro dhe Edison Ndreca te Jelimai për 70 mijë euro, duke i sjellë klubit edhe 620 mijë euro të tjera.

MODEL SUKSESI – Në Rrogozhinë kanë treguar se dinë jo vetëm të ndërtojnë skuadra fi tuese, por edhe të rrisin vlerën e futbollistëve në treg. Shumë prej lojtarëve që kanë kaluar te Egnatia janë larguar më pas drejt kampionateve të huaja, duke sjellë fi – time të rëndësishme për klubin. Kjo strategji ka bërë që Egnatia të dominojë jo vetëm në aspektin sportiv, por edhe në atë ekonomik, duke krijuar një stabilitet fi nanciar që i jep mundësi të investojë vazhdimisht në skuadër dhe në projektin afatgjatë.

PO KËTË SEZON? – Deri në këtë moment, Egnatia nuk ka shitur asnjë futbollist gjatë merkatos së verës. I vetmi largim është ai i Abdurraman Fangajt, të cilit i përfundoi kontrata dhe u transferua si lojtar i lirë te Teuta. Ndryshe nga sezonet e kaluara, pjesa tjetër e grupit është e lidhur me kontratë me klubin, çka do të thotë se asnjë lojtar nuk mund të largohet pa mi- ratimin e drejtuesve dhe pa një marrëveshje fi nanciare. Burime pranë klubit bëjnë me dije se për disa prej futbollistëve kryesorë kanë mbërritur interesime konkrete dhe bisedimet janë në zhvillim. Drejtuesit po shqyrtojnë ofertat, me synimin që, nëse realizohen largime, ato të sjellin përfi time të konsiderueshme fi nanciare dhe të mbushin sërish arkat e klubit. Duke parë atë që ka ndodhur në tre vitet e fundit, nuk do të ishte surprizë nëse edhe kjo verë do të shoqërohej me shitje të rëndësishme. Egnatia ka krijuar tashmë profi lin e një klubi që fi ton trofe në fushë dhe njëkohësisht di të shesë futbollistët në momentin e duhur. Nëse kjo strategji do të vazhdojë edhe këtë verë, mbetet për t’u parë. Ajo që është e sigurt është se kampionët e Shqipërisë kanë treguar se dominimi i tyre nuk kufi zohet vetëm te rezultatet sportive, por shtrihet edhe në mënyrën se si menaxhojnë dhe zhvillojnë asetet më të rëndësishme të klubit.

Screenshot 2026-06-11 233731

VLADIMIR MEMA-PANORAMASPORT.AL