FOTO/ Vetëm një muaj pas lindjes së fëmijës së dytë, Dileta Leota “rrëmben” vëmendjen në Botëror me format bombastike
Moderatorja e njohur sportive, Dileta Leota ka shkëlqyer në ndeshjen hapëse të Botërorit, Meksikë-Afrikë e Jugut.
Gazetarja italiane është shfaqur në formë të mrekullueshme vetëm një muaj pas lindjes së fëmijës së dytë. E veshur me një fustan të ngushtë mbas trupit dhe të shkurtër, në pah ranë format bombastike.

Leota gjithashtu ka ndarë foto përkrah legjendave të Brazilit si Ronaldinjo dhe Ronaldo “Fenomeni”.

Më pas është shfaqur mes yjeve të futbollit si Roberto Baxhio, Roberto Karlos, Luis Figo etj. Pranë ishte dhe presidenti i FIFA-s, Xhani Infantino.

“Disa ëndrra nuk realizohen menjëherë. Ato rriten me ty, hap pas hapi, derisa një ditë e kupton se po i jeton. Kupa e Botës. ❤️”, shkruan ajo në Instagram.

PANORAMASPORT.AL













