Besëlidhja pa “frena” në merkato, lezhjanët prezantojnë mesfushorin nigerian që u largua nga Iliria

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 12, 2026 | 12:52

Besëlidhja pa “frena” në merkato, lezhjanët prezantojnë mesfushorin nigerian që u largua nga Iliria

Besëlidhja po e merr shumë seriozisht ndërtimin e skuadrës për sezonin e ri, duke synuar që rikthimi në Kategorinë e Parë të shoqërohet me objektiva madhorë dhe jo thjesht me pjesëmarrje.

osikel beselidhja

Dje, klubi lezhjan prezantoi përforcimin e radhës. Bëhet fjalë për mesfushorin nigerian Xhoel Osikiel, i cili sezonin e fundit e kaloi mes Burrelit dhe Ilirisë. Ai është afrimi i katërt zyrtar i Besëlidhjes gjatë kësaj vere. Merkatoja e verdhekuqve nisi me prezantimin e Lorenc Trashit, Stivian Jankut dhe Patrik Fetajt, ndërsa tani drejtuesit kanë zhvendosur fokusin te mesfusha, pasi më herët punuan për të forcuar repartin e mbrojtjes. Klubi lezhjan e zyrtarizoi afrimin e Osikielit përmes një njoftimi në rrjetet sociale. Me afrimin e Osikielit, Besëlidhja konfirmon ambiciet për të ndërtuar një skuadër konkurruese.

PANORAMASPORT.AL