Një futbollist i Kombëtares për Besnik Hasin, sulmuesi i kuqezinjve raportohet se është pranë firmës me klubin e tij të ri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 12, 2026 | 15:29

Një futbollist i Kombëtares për Besnik Hasin, sulmuesi i kuqezinjve raportohet se është pranë firmës me klubin e tij të ri

Besnik Hasi ka nisur pak ditë më parë një aventurë të re në pankinë në karrierën e tij. Ish-mesfushori i Kombëtares shqiptare ka marrë drejtimin e Amedspor në Turqi dhe tashmë do të drejtojë atje me shpresën për t’u kthyer përsëri në skenat e rëndësishme të futbollit europian.

hasi

Hasi në sezonet e kaluara ishte në stolin e Anderlehtit, por nuk mundi ta kthente atë ekip në pretendent për titullin. Ai u shkarkua disa muaj më parë dhe tani ka vendosur të largohet përsëri nga Belgjika për të tentuar një aventurë jashtë.

Ai u prezantua dy ditë më parë te Amedspor dhe tani duket se ka nisur puna për të përforcuar ekipin, me një futbollist shqiptar që ka tërhequr vëmendjen e klubit. Sipas mediave turke, klubi i Amedspor është vënë në ndjekje të Rei Manajt, duke e parë si përforcim të mundshëm për sezonin e ardhshëm.

rei manaj

Manaj iu bashkua përsëri Sivasporit gjatë merkatos së dimrit, por me ndërrimin e drejtuesve të klubit dy javë më parë, edhe ai ka vendosur të largohet nga kjo skuadër e cila nuk ia doli të kthehet në elitën e futbollit turk. Për të siguruar firmën e tij, Amedspor duhet të mposhtë edhe rivalitetin e Çorum apo Kajzerispor të cilat gjithashtu raportohet se kanë shfaqur interes për sulmuesin e Kombëtares shqiptare.

E.KUKA-PANORAMASPORT.AL