Ronaldo nuk pranon kritikat në Botëror: Jam mirë fizikisht, a nuk i ke parë ndeshjet?

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 12, 2026 | 15:52

Ronaldo nuk pranon kritikat në Botëror: Jam mirë fizikisht, a nuk i ke parë ndeshjet?

Kristiano Ronaldo ka folur në prag të sfidës së parë, që do të luhet më 17 qershor përballë Republikës Demokratike të Kongos. Portugalia shfaqet gati, ndërsa Ronaldo nuk pranon kritikat.

Screenshot 2026-06-12 155203

41-vjeëari ndihet mirë fizikisht. Për këtë është gati që të kontribuojë me përfaqësuesen e tij.

“Kjo është një gjeneratë që do të sjellë shumë gëzim. E dimë që është një kompeticion i veçantë. Shkojmë me shumë shpresë. Fizikisht jam mirë. A nuk i keni parë ndeshjet?

Ishte një përgatitje mjaft e mirë, edhe pse e lodhshme. Normalisht, nuk do të ishim në nivelin tonë maksimal për këto dy miqësore. Gjëja më e rëndësishme është kur gjërat të bëhen serioze më 17 qershor. Atëherë do të shohim se kush janë kampionët e vërtetë”, u shpreh Ronaldo.

PANORAMASPORT.AL