Postuar: Qershor 12, 2026 | 16:49
La Italinë për Shqipërinë, kapiteni i Atalantës U-20 kalon në Serinë C
Gabriel Ramaj është kapiteni i Atalantës U-20, të cilit i konfirmohet kalimi tek ekipi U-23 i Atalantës. Kështu në edicionin e ardhshëm do të luajë në Serinë C.

Qendërmbrojtësi vendosi të afrohej te Shqipëria U-21, pasi la Italinë U-19. Me ekipet e moshave të Atalantës, që nga edicioni 2021/22, ka regjistruar 147 ndeshje.
20-vjeçari mund të ketë një mundësi të mirë për t’u promovuar. Trajner pritet të jetë Nikola Korrent, i cili aktualisht drejton Parmën U-20.
PANORAMASPORT.AL













