Shënoi në ndeshjen hapëse të Botërorit me një mbrojtëse të çuditshme, historia e pazakontë e sulmuesit që është me fat që është gjallë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 12, 2026 | 17:30

Shënoi në ndeshjen hapëse të Botërorit me një mbrojtëse të çuditshme, historia e pazakontë e sulmuesit që është me fat që është gjallë

Raul Himenez u bë protagonist në ndeshjen e hapjes së Botërorit mes Meksikës dhe Afrikës së Jugut, duke shënuar në pjesën e dytë golin e rezultatit 2-0 që vulosi fitoren e ekipit të tij.

fsddfasdsa

Ai ishte një gol që solli lot gëzimi për futbollistin, i cili ka kaluar peripeci të pazakonta në vitet e fundit për shkak të një situate që përjetoi në Premier Ligë. Në nëntorin e vitit 2020, kur ishte pjesë e Ullvërhempton, në ndeshjen ndaj Arsenalit ai u përplas me David Luiz duke marrë një goditje në kokë me pasoja shumë të rënda.

Meksikani u nxor nga fusha me maskë oksigjeni pas dhe u dërgua në spital me urgjencë, duke iu nënshtruar atje një ndërhyrje kirurgjikale. Himenez kishte pësuar frakturë në kafkë dhe hemorragji në tru. “Më thanë se ishte si një mrekulli që jam ende këtu”, shpjegoi më vonë vetë lojtari. “Pata një frakturë në kafkë, kocka ishte thyer dhe pati një hemorragji të lehtë në tru. Kjo bëri që truri im të shtyhej nga brenda dhe është arsyeja pse operacioni duhej të kryhej shpejt. Mjekët bënë një punë vërtet të mirë”, tha ai.

Himenez qëndroi për shumë muaj jashtë fushave të lojës derisa nisi të aktivizohej përsëri rregullisht, me Ullvërhempton e më pas me Fullhemin. Që atëherë, ai mban një lloj kokoreje të veçantë të pjesshme, që mbron vetëm zonë e dëmtuar gjatë atij incidenti. Normalisht, një situatë e tillë do të bënte që ai të ishte i kujdesshëm në kontaktet me kokë. Ndaj ishte shumë e veçantë që Himenez shënoi atë që ishte goli i tij i parë në një Botëror tani në moshën 35-vjeçare pikërisht me një gjuajtje me kokë përballë Afrikës së Jugut.

PANORAMASPORT.AL