ZYRTARE/ Shkarkimi i Igli Tares akoma komentohet, Roma i merr Milanit drejtorin sportiv që u projektua si pasues

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 12, 2026 | 17:41

ZYRTARE/ Shkarkimi i Igli Tares akoma komentohet, Roma i merr Milanit drejtorin sportiv që u projektua si pasues

Më 8 maj erdhi surpriza e madhe nga Italia ku tregohej se Igli Tare ishte drejt largimit. Ish-CEO i Milanit, Xhorxho Furlani, shfaqej në prapaskenë. Menjëherë për të pasuar Taren u përfol emri i Toni D’Amiko.

kardinale tare ibra

Sot ishte Roma që e prezantoi Toni D’Amikon si drejtor sportiv. Dhe pse Tare u shkarkua nga Milani, të njëjtën rrugë ndoqi edhe Furlani.

Planet nuk shkuan të gjitha si ishin menduar në fillim te Milani. Tashmë është Roma ku D’Amiko do japë kontributin e tij.

Për herë të fundit drejtonte Atalantën. Milani ndërkohë mbetet akoma i pavendosur për postin e drejtorit sportiv.

PANORAMASPORT.AL