Postuar: Maj 8, 2026 | 18:42
Igli Tare drejt largimit? Surpriza më e madhe vjen nga Milani në Itali
E ardhmja e Igli Tares te Milani është në dyshim. Kjo është surpriza më e madhe në Itali.

Gazetari i njohur sportiv, Niko Skira, postoi sot në rrjetet sociale duke shkruar: “E ardhmja e drejtorit sportiv Igli Tare te Milani është me të vërtetë në dyshim, ndërsa Toni D’Amiko është ende një kandidat i fortë si zëvendësues”.
D’Amiko mban postin e drejtorit sportiv tek Atalanta, që nga viti 2022. Nëse Tare largohet, padyshim që do të jetë befasi.
Kontrata i përfundon në verën e ardhshme, për këtë do të bëhej largim i papritur. Milani aktualisht mban vendin e tretë në renditje duke u pozicionuar në zonën Champions.
PANORAMASPORT.AL













