Postuar: Qershor 12, 2026 | 19:19
ZYRTARE/ Nuk ka më dyshime për të ardhmen, kapiteni i Tiranës merr vendimin e rëndësishëm
Redon Xhixha do të vazhdojë të veshë fanellën e Tiranës, pavarësisht spekulimeve për të ardhmen e tij. Sulmuesi ka pranuar ofertën e bardhebluve duke firmosur një kontratë të re.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë kryeqytetasit përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Besimi nuk premtohet. Besimi fitohet. Vazhdojmë bashkë. #RedonXhixha #rinovim #renewal #tirona“, shkruhet në Facebook.
Për Xhixhën, ky rinovim sjell stabilitet pas një periudhe jo të lehtë në karrierë ndërsa për klubin konsiderohet një lëvizje shumë e rëndësishme, e cila po punon për rindërtimin e skuadrës pas një sezoni të vështirë.
Mbajtja e një prej lojtarëve më cilësorë në repartin ofensiv i jep Tiranës një pikë të fortë referimi për projektin e ri që po ndërtohet në këtë merkato vere.
PANORAMASPORT.AL













