Postuar: Qershor 12, 2026 | 18:35
Kaos te Milani, trajneri humb durimin dhe u mbyll derën përfundimisht kuqezinjve
Ralf Rangnik ka humbur durimin me Milanin. Trajneri i Austristë u ka komunikuar kuqezinjve, që nuk do t’i presë më gjatë. Kështu bie poshtë pista ku Ragnik emërohet si drejtor teknik.

Xherri Kardinale si pronar i Milanit iu afrua Rangnik, megjithatë për asnjë moment nuk u tha fjala e fundit. Për këtë edhe trajneri i Austrisë u ka komunikuar vendimin për të ardhmen.
Aktualisht Milani është në kaos. Mungesa e trajnerit, por edhe drejtuesve, bëjnë që puna për sezonin e ri të ketë ngecur.
Oliver Glasner është më favoriti për t’u ulur në stolin e Milanit. Java e ardhshme pritet të jetë vendimtare.
PANORAMASPORT.AL













