E ardhmja e Asllanit e paqartë, Interi shpreson te Beshiktashi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 12, 2026 | 21:11

E ardhmja e Asllanit e paqartë, Interi shpreson te Beshiktashi

E ardhmja e Kristjan Asllanit vazhdon të mbetet një nga temat më të diskutuara te Interi në prag të merkatos verore. Mesfushori i Kombëtares nuk konsiderohet i paprekshëm nga drejtuesit zikaltër, të cilët po vlerësojnë mundësitë për të sistemuar përfundimisht situatën e tij gjatë muajve të ardhshëm. Sipas raportimeve nga Italia, Interi mund të arkëtojë një tjetër shumë të rëndësishme nga largimi i Asllanit.

Inter Asllani

Klubi turk i Beshiktashit po monitoron me interes situatën e 24-vjeçarit edhe pse duket e vështirë që të paguajë 12 milionë euro për kartonin e tij. Drejtuesit e Interit janë të fokusuar në ndërtimin e skuadrës për sezonin e ri dhe shitja e disa lojtarëve konsiderohet pjesë e strategjisë për të krijuar hapësira fi nanciare dhe teknike. Në këtë listë përfshihet edhe Asllani, i cili gjatë viteve të fundit ka pasur vështirësi për të siguruar një vend në formacionin titullar.

Megjithatë, asgjë nuk është vendosur përfundimisht. Interi pret zhvillimet e merkatos dhe ofertat konkrete, ndërsa e ardhmja e mesfushorit shqiptar pritet të sqarohet në javët e ardhshme. Për momentin, Beshiktashi mbetet një nga klubet më të interesuara për shërbimet e tij, por mbetet për t’u parë nëse palët do të arrijnë një marrëveshje për transferimin përfundimtar.

PANORAMASPORT.AL