ZYRTARE/ Ish-sulmuesi i Partizanit dhe Flamurtarit merr drejtimin e… Dinamos

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 12, 2026 | 20:53

ZYRTARE/ Ish-sulmuesi i Partizanit dhe Flamurtarit merr drejtimin e… Dinamos

Tashmë është zyrtare, ish-sulmuesi i Partizanit dhe Flamurtarit në elitën e futbollit shqiptar, Astrit Fazliu do të jetë trajner i ri i Dinamos së Ferizajit. 

image-220 (1)

Ai ditë më parë u largua nga skuadra e Lepencit, me të cilët arriti të ngjitej në Ligën e Parë, ndërkohë që tashmë ka hedhur një tjetër hap të rëndësishëm në karrierën e tij si trajner, teksa do të tentojë të ngjisë Dinamon e Ferizajt në elitën. 

”FC Dinamo Ferizaj ka kënaqësinë të njoftojë arritjen e marrëveshjes me Astrit Fazliun, i cili nga sot bëhet pjesë e klubit tonë. 

Astriti vjen me një bagazh të pasur në futbollin kosovar, duke u shpallur katër herë kampion si lojtar aktiv, duke dëshmuar vazhdimisht cilësitë dhe profesionalizmin e tij në fushën e lojës. 

Pas karrierës së suksesshme si futbollist, ai ka vazhduar rrugëtimin edhe si trajner, ku ka drejtuar me sukses disa skuadra. Më parë ka qenë pjesë e FC Dielli, ndërsa së fundmi ka udhëhequr FC Lepencin, duke arritur ta inkuadrojë klubin në Ligën e Parë të Kosovës.”, thuhet në njoftimin e klubit. 

PANORAMASPORT.AL