I ndalohet hyrja në Kanada, mesfushori i njohur humbet ndeshjen e Botërorit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 12, 2026 | 20:45

I ndalohet hyrja në Kanada, mesfushori i njohur humbet ndeshjen e Botërorit

Futbollistit ganez, Tomas Partit i është ndaluar hyrja në Kanada. 32-vjeçarit i është refuzuar viza nga qeveria kanadeze, që do të thotë se ai nuk mund të luaj në ndeshjen e parë të Ganës në Kupës së Botës, kundër Panamas, e cila zhvillohet me 18 qershor.

parti

Ky ndalim ka të bëj me faktin se Parti ka pesë akuza për përdhunim dhe një akuzë për sulm seksual në korrik 2025.

Po ashtu atij iu shtuan edhe dy akuza të reja për përdhunim, edhe pse ish-futbollisti i Arsenalit i ka mohuar ato.

Edhe FIFA ka konfirmuar se shteti i Kanadasë ia ka ndaluar hyrjen Tomas Partyt dhe nuk do të luaj ndaj Panamasë.

“FIFA mund të konfirmojë se lojtari Tomas Parti nuk do të jetë në gjendje të udhëtojë nga kampi bazë i ekipit të Ganës në Boston të SHBA-së, për në Kanada për ndeshjen e tyre të parë kundër Panamasë të mërkurën, më 17 qershor. Kërkesa e tij për vizë është refuzuar nga qeveria kanadeze.”, thuhet në njoftim.

PANORAMASPORT.AL