ZYRTARE/ Konfirmohet çudia e madhe e merkatos, Egnatia rikthen sulmuesin që u largua me shumë zhurmë
Tashmë është zyrtare, Jurgens Montenegro rikthehet tek Egnatia. Lajmi është konfirmuar nga vetë kampionët në fuqi, teksa kjo është çudia më e madhe në merkaton e verës.

Montenegro ka rënë dakord për kontratë 2-vjeçare. Vlen të theksohet fakti se Egnatia paguante mijëra euro për ta transferuar në janarin e vitit 2024. Sapo u shpall kampion, Montengro u arratis për në vendin e tij. Një largim që bëri shumë zhurmë dy vite më parë.
NJOFTIMI ZYRTAR I EGNATIAS:
Mirësevjen sërish, Montenegro! Pas një eksperience larg familjes bardhejeshile, Montenegro rikthehet aty ku ka lënë gjurmën e tij. Me krenari dhe besim, e mirëpresim përsëri në shtëpinë e tij, për të shkruar kapituj të rinj suksesi së bashku. Mirë se u ktheve në Egnatia!
PANORAMASPORT.AL













