Një nga pikat më të forta tek Atalanta, trajneri Sarri kërkon qëndrimin e Berat Gjimshitit
Kalimi i Mauricio Sarrit te Atalanta pritet të sjellë ndryshime të shumta në skuadër, por Berat Gjimshiti vazhdon të konsiderohet një nga pikat më të sigurta të repartit defensiv.
Sipas mediave italiane, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare është pjesë e planeve të trajnerit të ri dhe shihet si alternativa kryesore me eksperiencë në qendër të mbrojtjes. Edhe pse kalimi nga skema me tre mbrojtës te rreshtimi me katër do të sjellë konkurrencë më të madhe, Gjimshiti mbetet një element i rëndësishëm në organikën zikaltër.
Në një repart ku priten lëvizje gjatë merkatos, 33-vjeçari vlerësohet për përvojën dhe besueshmërinë e tij, ndërsa drejtuesit e Atalantës nuk parashikojnë largimin e tij gjatë kësaj vere.
PANORAMASPORT.AL













