“Anglia mund të bëjë surprizën”, Ansi Agolli: Gjermani, në fazë tranzicioni

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 12, 2026 | 23:38

“Anglia mund të bëjë surprizën”, Ansi Agolli: Gjermani, në fazë tranzicioni

Ish-mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Ansi Agolli, në një intervistë nga Shtetet e Bashkuara me Skype në emisionin “L’America” komentoi Botërorin 2026.

agolli

Ndër të tjera ai u shpreh se e sheh Anglinë si një ekip të fortë. Ai shtoi se kombëtarja angleze mund të bëjë surprizën në këtë event. Nënvizoi se emrat e mëdhenj të kombëtareve mbeten aty dhe sigurisht favorite.

“Organizimi është perfekt. Sigurisht që dimë që janë disa skuadra, që janë favorite. Ndërsa për ekipin surprizë, mendoj se edhe nëse Anglia e fiton do ishte surprizë, se ka 60 vite pa e fituar Kupën e Botës. Anglia mund të bëjë surprizën.

Jam afër stadiumit në Nju Xhersi, këtu e kam shtëpinë. Sa për Gjermaninë, mendoj se është në fazë tranzicioni, por kur vjen puna tek ky turne kaq i rëndësishëm, mos t’ja harrojmë historinë. Çdo ekip që ka eksperiencë në kampionatin Botëror është ‘i frikshëm’”, deklaroi Agolli.

PANORAMASPORT.AL