ZYRTARE/ Përforcimi i dytë në merkato, Besa prezanton titullarin e Pogradecit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 12, 2026 | 22:55

ZYRTARE/ Përforcimi i dytë në merkato, Besa prezanton titullarin e Pogradecit

Besa ka zyrtarizuar afrimin e dytë në këtë merkato vere. Klubi kavajas ka siguruar shërbimet e mesfushorit difensiv Adah Danladi, i cili ka firmosur një kontratë dyvjeçare me verdhezinjtë.

DANLADI

Nigeriani vjen pas tre sezonesh të kaluara te Pogradeci, ku ishte një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës. Vetëm në sezonin e fundit, Danladi kontribuoi me 2 gola dhe 4 asistime, teksa një prej golave të tij erdhi pikërisht ndaj Besës.

Aventura e tij te liqenorët është mbyllur këtë verë. Tashmë, Danladi nis një kapitull të ri në Kavajë, ku bëhet afrimi i dytë i Besës pas Fatmir Prengës.

PANORAMASPORT.AL