EKSKLUZIVE/ “Do të shohim një ekip të fortë dhe plot grintë”, premtimi i Redon Xhixhës: Tirana e re lufton për titullin
Redon Xhixha do të vazhdojë të veshë fanellën e Tiranës, pavarësisht spekulimeve të shumta që qarkullonin për të ardhmen e tij gjatë kësaj periudhe. Sulmuesi ka pranuar ofertën e bardhebluve, duke firmosur një kontratë të re dhe duke konfi rmuar qëndrimin e tij në klubin kryeqytetas.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë Tirana përmes një postimi në rrjetet sociale, ku klubi ka theksuar rëndësinë e besimit të ndërsjellë mes palëve. “Besimi nuk premtohet. Besimi fi tohet. Vazhdojmë bashkë. Redon Xhixha“, shkruhet në postimin e klubit në “Facebook”.
Për Xhixhën, ky rinovim vjen si një moment stabiliteti pas një periudhe jo të lehtë në karrierë, ndërsa për Tiranën konsiderohet një lëvizje shumë e rëndësishme në kuadër të rindërtimit të skuadrës pas një sezoni të vështirë. Mbajtja e një prej lojtarëve më cilësorë në repartin ofensiv i jep Tiranës një pikë të fortë referimi për projektin e ri që po ndërtohet në këtë merkato vere.
Intervista ekskluzive – Në një moment të rëndësishëm për karrierën e tij, Redon Xhixha ka firmosur sërish me Tiranën, duke vijuar aventurën me bardheblutë. Sulmuesi ka vendosur të qëndrojë pjesë e projektit të klubit kryeqytetas, pavarësisht ofertave të shumta që kishte në tavolinë. Në këtë intervistë, Xhixha fl et për arsyet e vendimit të tij, sezonin e kaluar, objektivat dhe pritshmëritë për të ardhmen me fanellën e Tiranës.
Çfarë pret nga sezoni i ri me Tiranën?
Nga sezoni i ri pres përkushtim dhe besim nga gjithë ekipi që ta çojmë Tiranën aty ku i takon, në luftën për titullin kampion.
Çfarë Tirane do të shohim në shtator?
Besoj që do të shohim një Tirana të fortë dhe plot grintë për fi tore dhe suksese ashtu siç i ka hije klubit të Tiranës.
INTERVISTËN E PLOTË MUND TA LEXONI NË VERSIONIN PRINT TË GAZETËS PANORAMA SPORT
OLSI AVDIAJ-PANORAMASPORT.AL













