Kopja kundër origjinalit, ja ku ndryshojnë Maroku dhe Brazili

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 13, 2026 | 13:40

Kopja kundër origjinalit, ja ku ndryshojnë Maroku dhe Brazili

Maroku dhe Brazili do të hapin fushatat e tyre të Kupës së Botës 2026 me një përplasje të shumëpritur. Një përballje midis dy kombeve që aktualisht zënë majën e renditjes së FIFA-s ka ringjallur një debat në të gjithë kontinentin afrikan, ku shumë skuadra kanë pretenduar, gjatë dekadave, titullin “Brazili i Afrikës”.

6

Që nga vrapimi historik i Luanëve të Atlasit në Katar në vitin 2022, a mund të konsiderohet vërtet Maroku Brazili i Afrikës? Shumë kohë përpara bëmave të Marokut në vitin 2022, ishte kombëtarja e Ganës, e cila kish nisur të krahasoheshej me Seleçaon. I magjepsur nga triumfet e Pelesë dhe Garrinças, trajneri legjendar ganez C.K. Giamfi udhëtoi në Brazil për të studiuar metodat e tyre. Pas kthimit të tij, ai përshtati disa nga parimet taktike të Seleçao për Yjet e Zinj, veçanërisht formacionin e famshëm 4-2-4.

Rezultati, titujt e njëpasnjëshëm të Kupës së Kombeve të Afrikës në 1963 dhe 1965, të arritura me një markë futbolli spektakolar që i dha Ganës pseudonimin e qëndrueshëm të “Brazilit të Afrikës”. Kjo trashëgimi mbetet e ngulitur në imagjinatën e futbollit afrikan edhe sot e kësaj dite. Maroku aktualisht është në vendin e shtatë në renditjen e FIFA-s, pak pas Brazilit. Pastaj përmes identitetit të tyre të lojës.

Nën drejtimin e Mohamed Ouahbi, Maroku po kërkon të zhvillojë një stil më ambicioz, më sulmues dhe më krijues se ai i Valid Regragui, qasja e të cilit mund të jetë gjithashtu spektakolare, veçanërisht në fazat e hershme. Sot, zotërimi, rotacionet pozicionale dhe cilësia teknike zënë një rol qendror në projekt. Paraleli përforcohet më tej nga cilësia individuale brenda skuadrës. Ashraf Hakimi, Brahim Diaz, Ismael Saibari, Neil El Ajnaoui, Ajoub Bouadi dhe Çemsdine Talbi përfaqësojnë një brez që është jashtëzakonisht i talentuar teknikisht.

Megjithatë, krahasimi ka kufi jtë e tij. Brazili zotëron një identitet futbollistik që është krejtësisht unik. Çdo komb afrikan gjithashtu mbart historinë, kulturën dhe karakteristikat e veta. Reduktimi i Marokut në një “Brazil afrikan” të thjesht krahasues.

PANORAMASPORT.AL