Murinjo i shkel “syrin” ish-lojtarit të tij dhe e dëshiron te Reali, dorëzohen kampionët e Premier Ligës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 13, 2026 | 12:19

Murinjo i shkel “syrin” ish-lojtarit të tij dhe e dëshiron te Reali, dorëzohen kampionët e Premier Ligës

Real Madridi ka shfaqur interes për mbrojtësin e Arsenalit, Rikardo Kalafiori pasi Zhoze Murinjo dëshiron të ribashkohet me ish-yllin e tij te Roma.

Arsenal: Mourinho 'approves' Gunners transfer as Real Madrid raid is now  'feasible'

“Los Blancos” kërkojnë të krijojnë një skuadër të aftë për të konkurruar për trofe të mëdhenj sezonin e ardhshëm dhe italiani duket si një nga lojtarët që mund të japë kontributin e tij.

Kalafiori ka shijuar dy sezone mbresëlënëse në Arsenal dhe vazhdon të konsiderohet si një nga lojtarët e parë të zgjedhur të klubit. Por sipas The Mirror, “Topçinjtë” janë përgatitur për largimin e tij pasi janë të sigurt që mbrojtësi i majtë do të zgjedh të shkojë në Madrid.

Madje kampionët e Premier Ligës po monitorojnë Nataniel Braun të ​​Eintrakt Frankfurt si një zëvendësim të mundshëm të 24-vjeçarit.

PANORAMASPORT.AL