ZYRTARE/ Largim i bujshëm nga nënkampionët, gati firma e ish-mbrojtësit të Vllaznisë me Egnatian
Geralb Smajli nuk do të jetë më pjesë e Ballkanit. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi i Superligës së Kosovës.
Rikujtojmë që ai luajti për Vllazninë në sezonin 2022-25 para se të shkonte te nënkampionët kosovarë. Por tashmë 24-vjeçari ka vendosur të rikthehet në Superiore dhe pritet të firmosë me kampionët e Egnatias.
NJOFTIMI I PLOTË
FC Ballkani njofton se rrugëtimi ynë me futbollistët Geralb Smajli, Bruno Oliveira dhe Stanislav Petkov ka përfunduar. 🤝
Klubi dëshiron t’i falënderojë për kontributin e dhënë gjatë kohës sa ishin pjesë e familjes së Ballkanit.
I falënderojmë për çdo minutë të dhënë në fanellën portokalli dhe u shprehim mirënjohjen tonë për gjithçka që kanë kontribuar në rrugëtimin e FC Ballkanit.
Klubi u uron Smajlit, Oliveirës dhe Petkovit shumë suksese në karrierën dhe jetën e tyre personale.
Faleminderit dhe suksese në sfidat e reja! 🧡🖤
#FCBallkani
PANORAMASPORT.AL













