Anglia mbetet zbathur! Hajdutët vjedhin këpucët e “tre luanëve” dhe materialet e stërvitjes nga furgoni
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur gjatë ditëve të kaluara pasi raportohet se përgatitjet e Anglisë për Botërorin 2026 janë dëmtuar nga hajdutët. Mediat britanike kanë mësuar se yjeve të Anglisë iu vodhën këpucët nga një furgon gjatë rrugës për në bazën e tyre stërvitore në Kansas Siti, ndërsa raportohet se janë bërë dy arrestime.

Topat e futbollit dhe pajisjet e stërvitjes u vodhën gjithashtu gjatë tranzitit nga Florida në Kansas Siti në atë që është përshkruar si një grabite masive. Anglia zhvilloi kampin e saj stërvitor para Kupës së Botës në Florida, ku mundi Zelandën e Re, Kosta Rikën dhe ekipin lokal Majemi Junajtid.
Ndërsa ekipi fluturoi për në hotelin e ekipit të shtunën në mëngjes dhe ishte gati të stërvitej gjatë pasdite, sendet e tyre ishin dërguar më përpara me transport tokësor, gjatë të cilit ka ndodhur kjo grabitje në rrethana që janë ende për t’u verifikuar.
Sipas “Daily Mail”, stafi ka nisur menjëherë kontaktet për të siguruar të paktën këpucë për yjet e skuadrës që të vazhdojnë normalisht përgatitjet. Mes objekteve të rrëmbyera ishin edhe pajisjet për analizat taktike, tabelat e shënimeve të Tomas Tuhel si dhe tavolina masazhi. I njëjti burim sqaron se pas kësaj grabitje, në kamion kishte mbetur vetëm një top futbolli.
Stafi po mundohet të kuptojë se si ndodhi kjo grabitje, por “talkSPORT” ka zbuluar se janë bërë dy arrestime si dhe ka dyshime se shoferët e ngarkuar me detyrën e transportimit të materialeve, mund të jenë të përfshirë.
Anglia nis pjesëmarrjen e saj në Botëror me ndeshjen ndaj Kroacisë këtë të mërkurë.
PANORAMASPORT.AL













