E BUJSHME/ Egnatia nuk ndalet në merkato, pret edhe titullarin e Elbasanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 13, 2026 | 15:51

E BUJSHME/ Egnatia nuk ndalet në merkato, pret edhe titullarin e Elbasanit

Egnatia është e pandalshme në këtë merkato. Afrimet zyrtare të Jurguens Montenegros dhe Alesandro Kacbufit, do pasojnë edhe me emra të tjerë me peshë.

loukili

I fundit është Karim Loukili që pret largimin nga Elbasani, për t’u bashkuar me Egnatian. Bëhet fjalë për një titullar te verdheblutë, që do të përforconte kampionët. Jo vetëm ai pasi edhe Sigitas Olberkis qëndron pranë firmës.

Eneo Bitri, Andrej Jago dhe Geralb Smajli janë emrat e tjerë të bujshëm që shtojnë forcat në mbrotjtje. Egnatia vazhdon kështu që të mbetet kryefjalë e futbollit shqiptar.

PANORAMASPORT.AL