VIDEO/ Henri dhe Ibra nuk i rezistojnë tundimit, këndojnë në transmetim këngën hit të Bosnjës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 13, 2026 | 18:17

VIDEO/ Henri dhe Ibra nuk i rezistojnë tundimit, këndojnë në transmetim këngën hit të Bosnjës

Kënga zyrtare e Botërorit 2026 është “DNA” e përpunuar nga David Gueta me këngëtarë Andrea Boçelin, Megan Thee Stallion dhe EJAE. Por për tifozët, kënga e vërtetë e Botërorit është një tjetër.

dffdssdfsdffdsfsdsdf

Tingujt e hitit “I am from Bosnia take me to America” i grupit “Dubioza kolektiv” është kthyer në muzikën më të dëgjuar kudo, që pas kualifikimit të boshnjakëve në Kupën e Botës. Dhe atij nuk i kanë shpëtuar as dy ikonat e futbollit botëror, Tierri Henri dhe Zlatan Ibrahimoviç.

Ndërsa po flisnin në transmetim të drejtpërdrejtë para ndeshjes mes ballkanasve dhe Kanadasë, Zlatan ia nisi këngës. “I am from Bosnia”, ishte vargu i tij, teksa Henri menjëherë vazhdoi “take me to America”, duke bërë që të shpërthenin të qeshurat në panel.

Zlatan Ibrahimoviç më pas kujtoi se ai ishte me origjinë boshnjake nga babai i tij.

PANORAMASPORT.AL