Xheko: Muharemoviçin do ta shihja tek Interi, ka të ardhme të madhe
Në moshën 40-vjeçare, Edin Xheko po përgatitet të luajë një tjetër Botëror si protagonist me Bosnje-Hercegovinën. Në një intervistë për gazetën spanjolle “Marca”, ish-sulmuesi i Interit u rikthye te fi torja historike ndaj Italisë në “play off ”-et e kualifi kimit dhe foli për brezin e ri të futbollistëve boshnjakë.

“Italia na nënvlerësoi”
Xheko tregoi se nuk ishte i kënaqur me situatën e tij te Shalke, pasi dëshironte më shumë minuta në fushë, por theksoi se fokusi i tij kryesor ishte përgatitja për ndeshjet vendimtare kundër Uellsit dhe Italisë.
“Sigurisht që doja të ndihmoja Shalken të rikthehej në Bundesligë, por vëmendja ime ishte te përgatitja për ndeshjet me Uellsin dhe Italinë. Është normale që Dimarko dhe Vikario të kenë menduar se ishte më e lehtë të luanin kundër nesh sesa kundër Uellsit. Nuk u zemërova për këto deklarata. Italia ishte nën presion të madh, sepse rrezikonte të humbiste kualifi kimin në Botërorin e tretë radhazi dhe media e shtoi edhe më shumë këtë presion.
Flitej për stadiumin tonë të vogël, për fushën e lojës, por askush nuk përmendi se Bosnja ka një skuadër të mirë, me shumë të rinj që kanë treguar vlerat e tyre”, deklaroi kapiteni boshnjak.
“Italia është më e fortë, por ne e merituam”
Sulmuesi veteran pranoi se Italia ka më shumë cilësi individuale, por theksoi se Bosnja zhvilloi një paraqitje të madhe.
“Italia është padyshim më e fortë se Bosnja. Kartoni i kuq i Bastonit na ndihmoi, por edhe me dhjetë lojtarë ata mund të kishin bërë më shumë. Ne dërguam rreth 60 topa në zonë dhe nuk është e lehtë të mbrohesh gjatë gjithë kohës në situata të tilla. Herët a vonë pëson gol dhe kjo ndodhi.
Unë jam lojtari më i vjetër i skuadrës dhe si kapiten mbaj gjithmonë më shumë përgjegjësi. Kur vjen një brez i ri lojtarësh, duhet t’i udhëheqësh në mënyrën e duhur. Jam shumë i kënaqur me mënyrën se si kam arritur ta ndihmoj ekipin gjatë dy viteve të fundit”, tha Xheko.
“Botërori do t’ua ndryshojë jetën këtyre djemve”
Kapiteni i Bosnjës u shpreh krenar për suksesin e arritur dhe për potencialin që ka kjo gjeneratë. “Kualifi kimi në Botëror është diçka e jashtëzakonshme për këta djem. Ata kanë një të ardhme të madhe përpara.
Ndoshta ende nuk e kuptojnë, por ndeshjet kundër Uellsit dhe Italisë do t’ua ndryshojnë jetën. Jam i lumtur që jam kapiten i këtij brezi fantastik.”
Muharemoviçi në radarët e Xhekos
Në fund, Xheko nuk i kurseu elozhet për dy talentet e rinj të Bosnjës, duke veçuar veçanërisht Muharemoviçin. “Do të më pëlqente ta shihja Muharemoviçin tek Interi. Ai ka një të ardhme të madhe, shumë cilësi dhe mentalitetin e duhur për të arritur në nivele të larta. Edhe Alajbegoviç ka treguar personalitet dhe guxim të madh. Dy penalltitë e shënuara kundër Italisë dhe Uellsit dëshmojnë se ai nuk ka frikë nga përgjegjësitë”, përfundoi Xheko.
PANORAMASPORT.AL













