VIDEO/ Tronditet Zvicra, Katari i bën surprizën në shtesë dhe nuk e lejon të marrë kreun e grupit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 13, 2026 | 23:03

VIDEO/ Tronditet Zvicra, Katari i bën surprizën në shtesë dhe nuk e lejon të marrë kreun e grupit

Botërori 2026 ka dhuruar sot atë që është surpriza e parë e edicionit, pasi Zvicra është ndalur në një barazim të paparashikuar 1-1 përballë Katarit, një prej ekipeve që cilësoheshin si më të dobëtit e turneut.

bandicam 2026-06-13 23-02-13-413

Skuadra zvicerane dominoi në ndeshje dhe gjeti avantazhin me anë të penalltisë së fituar nga Frojler në pjesën e parë të takimit, e transformuar saktësisht nga Embolo. Sulmuesi ishte ai i cili u vonua t’i bashkohej grumbullimit pasi e kthyen në aeroport meqë kishte probleme me dokumentacionin e udhëtimit për në SHBA.

Por kur dukej se gjithçka po shkonte drejt fitores për Zvicrën që do merrte vendin e parë, një goditje me kokë e Khoukhi në minutat shtesë të ndeshjes, vendosi baraspeshën dhe vulosi barazimin 1-1 që lë gjithçka në ekuilibër në Grupin B të turneut.

KATAR-ZVICËR 1-1
90’+5′ Khukhi / 17′ (p) Embolo

Goli i Khukhi (VIDEO)

Goli i Embolo (VIDEO)

Penalltia e akorduar në favor të Zvicrës. (VIDEO)

WhatsApp Image 2026-06-13 at 11.09.07 PM

STATISTIKAT SIPAS SOFASCORE

FORMACIONET ZYRTARE

adsdsadasdsadasdasad

PANORAMASPORT.AL