Vendimi, lojtari i Liverpulit njofton tërheqjen nga Kupa e Botës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 13, 2026 | 22:38

Vendimi, lojtari i Liverpulit njofton tërheqjen nga Kupa e Botës

Ëndrra e japonezit, Endo, mbeti në mes. Futbollisti i Liverpulit, i cili ishte grumbulluar me kombëtaren e Japonisë, është larguar nga Kupa e Botës, pas një lëndimi që pësoi në ndeshjen miqësore ndaj Islandës. Po ashtu, 33-vjeçari ka njoftuar gjithashtu tërheqen e tij nga Kombëtarja.

img-70621781279339-0

“Siç është njoftuar, do të largohem nga skuadra e Kupës së Botës. Që nga dëmtimi im, kam bërë gjithçka që kam mundur për të arritur deri këtu, ndaj nuk kam asnjë pendesë. Sigurisht që ekziston zhgënjimi që nuk do të jem pjesë e këtij Botërori, por mbi të gjitha jam krenar për mënyrën se si jemi zhvilluar së bashku që nga Kupa e Botës në Katar.

Si kapiten, pata privilegjin ta udhëheq këtë ekip dhe ta kthejmë ëndrrën për ta fituar Kupën e Botës në një objektiv për të cilin flasim natyrshëm”, ka thënë Endo në mesazhin lamtumirës. Japonia ka njoftuar se në vend të tij është ftuar futbollisti Shuto Makino i Gladbah.

PANORAMASPORT.AL