VIDEO/ Vendimi që ndryshon përgjithmonë futbollin, IFAB shpjegon episodin unik në SHBA-Paraguai
Ndeshja mes SHBA dhe Paraguait ka dhuruar një episod shumë të veçantë që padyshim do të ndryshojë futbollin botëror dhe do të aplikohet në vazhdimësi.

Gjyqtari i ndeshjes vendosi që të hiqte kartonin e verdhë të Rim dhe ia kaloi atë Almiron i cili kishte simuluar, duke aplikuar për herë të parë në histori variantin e ri të VAR-it për “ngatërrimin e identitetit”.
Dukej si një gabim i korrigjuar, për të cilin normalisht nuk ndërhynte VAR-i. Por që nga ky Botëror, do të hyjë në fuqi vendimi për të ndryshuar kartonin e verdhë për “ngatërresë” të gjyqtarit nga veprimi i një futbollisti.
Guys ini pertama kalinya dalam sejarah Piala Dunia!
Tim Ream (USA) tiba-tiba kena kartu kuning dari wasit karena menjatuhkan Miguel Almiron (Paraguay).
Ream protes keras, tapi permainan tetap lanjut, tiba-tiba VAR turun tangan.
Setelah dicek ternyata Almiron ngelakuin diving… pic.twitter.com/8avMgzB7TF
— Fantasy Manager (@FantasyTactical) June 13, 2026
Edhe IFAB, organizata që ndryshon dhe miraton rregullat e reja të futbollit, ka dalë në mbështetje të vendimit të gjyqtarit spanjoll Del Cerro Grande i cili ishte në VAR dhe sinjalizoi kryesorin.
“VAR tani mund të shqyrtojë dy vendime/incidente të rralla, por potencialisht që ndryshojnë ndeshjen:
Një karton i kuq i gabuar që rezulton nga një karton i dytë i verdhë qartësisht i gabuar
Një lojtari që i është treguar gabimisht një karton i verdhë ose i kuq kur shkelja është kryer nga një lojtar tjetër i cilësdo prej skuadrave; shkelja në vetvete nuk mund të shqyrtohet përveçse në kontekstin e identitetit të gabuar”, shkruhej në njoftimin në rrjetet sociale.
Kësisoj, nëse një lojtar ndëshkohet me të verdhë për shkak të një simulimi të kundërshtarit, VAR-i duhet të sinjalizojë kryesorin dhe ai do të bëjë ndërrimin e kartonit nga lojtari i ndëshkuar, duke ia dhënë atë futbollistit që bën simulimin.
Interesant është fakti se jo të gjithë gjyqtarët e kanë aplikuar këtë norme, pasi edhe në ndeshjen Meksikë-Afrikë e Jugut kishte një incident të ngjashëm, por nuk u vu në zbatim kjo rregullore.
PANORAMASPORT.AL













