VIDEO/ Botërori nis pa shkëlqim për Brazilin e Ançelotit, kombëtarja “seleçao” vuan ndaj Marokut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 14, 2026 | 2:11

VIDEO/ Botërori nis pa shkëlqim për Brazilin e Ançelotit, kombëtarja “seleçao” vuan ndaj Marokut

Brazili i Karlo Ançelotit nuk shkoi më shumë se barazimi 1 me 1 ndaj Marokut në duelin e parë të vlefshëm për Grupin C. Edhe pse pritshmëritë ishin të larta kombëtarja “Seleçao”, nuk arriti t’i imponohej afrikanëve, të cilët kaluan të parët në avantazh me Saibarin, në minutën e 21-të, ndërkohë që Vinicius Zhunior vendosi baraspeshën me një aksion tërësisht individual në minutën e 32-të.

vini

Ndryshe nga pjesa e parë që rezultoi emocionuese, fragmenti i dytë nuk prodhoi shumë raste të rrezikshme, me skuadrat që duket se u pajtuan me barazimin.

Me këtë rezultat, Brazili e zgjati serinë e tij pa humbje në ndeshjet e para të Kupës së Botës në 21 takime (17 fitore dhe 4 barazime).

LIVE: BRAZIL – MAROK 1-1

Vinicius Zhunior 32′ / Saibari 21′

GOLI I VINICIUS ZHUNIOR: VIDEO 

GOLI I SAIBARIT: VIDEO 

FORMACIONET ZYRTARE: 

brazili

PANORAMASPORT.AL