Brazili u ndal nga Maroku, Vinicius ankohet për temperaturat e larta: Bari thahet shpejt dhe loja bëhet statike
Vinicius Zhunior realizoi golin e vetëm për Brazilin duke barazuar Marokun në ndeshjen e parë të Botërorit.
Pas sfidës, sulmuesi i Real Madridit deklaroi se: “Mendoj se mund të përmirësohem shumë. Arrita të shënoj, por nuk isha në 100% të kapacitetit tim. Mund të përmirësohem në atë aspekt dhe të jap një kontribut më të madh në sulmin e Brazilit. Isha një ndihmë e madhe në mbrojtje, ku të gjithë bënë një punë të patëmetë. Duhet të përmirësohemi dhe të evoluojmë për të fituar garën.”
Asi i Real Madridit theksoi se kishte njëfarë nervozizmi në ekip para ndeshjes: “Presioni i ndeshjes së parë e bën atë më të vështirën e garës. Na u desh të përshtateshim sa më shpejt të ishte e mundur sepse pësuam një gol shumë herët. E ndryshuam plotësisht stilin tonë të lojës”.
Ndër çështjet e theksuara, Vinicius foli gjithashtu për vështirësinë e të luajturit në një fushë të thatë nga nxehtësia: “Në këtë nxehtësi, bari thahet shumë shpejt dhe loja bëhet statike. Nuk mund ta gjejmë ritmin tonë dhe kjo krijon vështirësi për ne, sepse duam të luajmë dhe ta lëvizim topin nga njëra anë e fushës në tjetrën. Do të na duhet të përshtatemi sepse do të jetë kështu për gjithë kohëzgjatjen e garës. Fusha është e njëjtë për të gjithë. Do të përshtatemi dhe do të përmirësohemi.”
Së fundmi, duartrokitje për kundërshtarët: “Maroku është një ekip i shkëlqyer. E dinim që do të ishte një ndeshje e vështirë sepse ishte debutimi ynë kundër një ekipi që ka luajtur së bashku për një kohë të gjatë. Ata arritën në finalen e Kupës së Kombeve të Afrikës dhe e meritonin atë që u takonte.”
PANORAMASPORT.AL













