Postuar: Qershor 14, 2026 | 8:04
Ditë ideale për plazh, ja parashikimi i motit për sot! Sa do të jenë temperaturat
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare kryesisht në orët e mesditës dhe ato të pasdites.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – jugperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era hera-herës me shpejtësi deri në 10 m/s.
Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 2-4 ballë.


PANORAMASPORT.AL













