Klop nxjerr zbuluar FIFA-n për ndërprerjet gjatë ndeshjeve të Botërorit: Nuk po mbrojnë lojtarët, por janë për sponsorët
Ish-trajneri i Liverpulit dhe Borusia Dortmundit, Jurgen Klpp, ka thyer heshtjen dhe ka kritikuar hapur vendimin e FIFA- s për të bërë pushime hidratimi në të gjitha ndeshjet e Kupës së Botës, pavarësisht kushteve të motit. Trajneri gjerman beson se masa, e paraqitur si një mjet për të mbrojtur shëndetin e lojtarëve, në fakt ka qëllime thjesht komerciale.

“Këto masa të supozuara si mbrojtëse ndaj nxehtësisë na u shitën si një mburojë për mirëqenien e lojtarëve, një armë fisnike kundër temperaturave të larta. Në realitet, ato nuk janë gjë tjetër veçse një kafaz i praruar i ndërtuar për sponsorët”, tha Klop.
Kritikave të Klopit iu bashkuan ato të Maurisio Poçetino, trajnerit të Shteteve të Bashkuara, i cili, pas debutimit të ekipit të tij kombëtar, theksoi se pushimet nuk kanë shumë kuptim kur kushtet e motit nuk paraqesin ndonjë rrezik të veçantë për lojtarët. Sipas disa vëzhguesve, çdo pushim tani përfaqëson një dritare televizive të vlefshme tre-minutëshe që përdoret për të shitur hapësirë reklamuese.
PANORAMASPORT.AL













