Figurë kyçe për Spanjën, Kubarsi: Mesi është idhulli im, por nëse përballem me të do të jap gjithçka për ta ndaluar
Vetëm 19 vjeç, Pau Kubarsi është tashmë një figurë kyçe për Spanjën dhe Barcelonën. I intervistuar nga Mundo Deportivo gjatë kampit stërvitor të ekipit kombëtar, mbrojtësi i ri foli për zhvillimin e tij, ambiciet e tij për Kupën e Botës dhe ëndrrën e tij për t’u përballur me Lionel Mesin, ndërsa nuk e fshehu dëshirën e tij për t’u bërë një lider më i madh dhe më i mirë.
“Mësova se nuk mund të arrish nivelin më të lartë menjëherë. Duhet të punosh ditë pas dite për të fituar besimin e trajnerit dhe stafit. Që nga ai moment, vendosa të jap gjithçka nga vetja dhe të shijoj çdo mundësi.”
Duke parë përpara drejt Kupës së Botës, Kubarsi nuk i fsheh ambiciet e tij: “E kam imagjinuar tashmë ngritjen e trofeut në Nju Jork. Duhet të kesh mentalitetin dhe ambicien për të dëshiruar të fitosh”.
Së fundmi, një mendim për Lionel Mesin, idhullin e tij të përjetshëm: “Do të kisha preferuar të luaja me të në ekipin tim, por nëse do të përballesha me të, do të bëja çmos për ta mbrojtur sa më mirë që të mundem. Ai është një lojtar kaq i veçantë saqë, edhe nëse e di si luan, është pothuajse e pamundur ta ndalosh.”
PANORAMASPORT.AL













