Egnatia synon dy titullarët e Elbasanit, kampionët u zhgënjyen vetëm nga lideri i Vllaznisë
Egnatia nuk është kursyer aspak në këtë merkato, ndërsa vetëm tratativat me Esat Malën morën një tjetër drejtim. Ky i fundit pritet të zyrtarizohet nga Teuta, edhe pse rrogozhinasit ishin një hap larg firmës.

“Panorama Sport” raportoi dje për herë të parë që Loukili është pranë Egnatias. Më parë gazeta zbulonte të njëjtën gjë edhe për Sigitas Olberkis.
Bëhet fjalë për dy titullarë të Elbasanit, që nuk kanë rinovuar kontratën me verdheblutë. Sulmi dhe mbrojtja e Egnatias do të përforcoheshin sërish, ndërsa në prag janë sfidat e Europës.
Egnatia ka prezantuar deri tani tre lojtarë. Dy të parët, pikërisht Jurguens Montenegro dhe Alesandro Kacbufi, ishin rikthime. Në anën tjetër Geralb Smajli u transferua si lojtar i lirë pasi e mbylli me Ballkanin.
Jo vetëm kaq. Kampionët po ashtu do të prezantojnë Eneo Bitrin, një transferim të cilin po ashtu gazeta e raportoi ekskluzivisht. Andrej Jago i cili do i bashkohet ekipit të Nevil Dedes pasi e mbylli me Vllaznisë, tregon po ashtu se rrogozhinasit kanë punuar me emra që kanë spikatur në Shqipëri.
EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL













