Akord me trajnerin që nuk u mendua në fillim, Milani zgjedh më në fund pasuesin e Alegrit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 14, 2026 | 13:15

Akord me trajnerin që nuk u mendua në fillim, Milani zgjedh më në fund pasuesin e Alegrit

Ruben Amorim do të prezantohet si trajneri i ri i Milanit. Akordi është arritur, pikërisht me teknikun që nuk u mendua në fillim. Pavarësisht se Andoni Iraola dhe Oliver Glasner qëndruan për shumë ditë në qendër të vëmendjes, një portugez është zgjedhur për stolin.

Screenshot 2026-06-14 131453

Amorim do të pasojë Alegrin, që dështoi të rikthejë Milanin në Champions. 41-vjeçari drejtoi për herë të fundit Mançester Junajtid në Angli.

Detajet po ashtu janë zbuluar. Bëhet fjalë për kontratë deri në vitin 2029, ndërsa paga do të jetë 4 milionë euro në vit.

Vetë dëshira e portugezit ishte të vazhdonte këtë eksperiencë në Seria A. Pronari Xherri Kardinale do të thotë fjalën e fundit dhe më pas do të vijë zyrtarizimi.

PANORAMASPORT.AL