Muçi bashkohet me Vedat Muriqin, sulmuesi i Kosovës mbërrin në Turqi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 14, 2026 | 13:51

Muçi bashkohet me Vedat Muriqin, sulmuesi i Kosovës mbërrin në Turqi

Vedat Muriqi do të prezantohet nga Fenerbahçe në vazhdim. Akordi është arritur, madje sulmuesi raportohet të jetë aktualisht në Stamboll.

MURIQI

Në Turqi janë të kujdesshëm për çdo detaje. Sot pas mesnate është treguar se Ernest Muçi po ndjek Muriqin në rrjetet sociale.

Po ashtu edhe Muriqi ka vazhduar të ndjekë futbollistin e Trabzonsporit. Dhe pse do të jenë rivalë, dy lojtarët krijuan kontakte së fundmi bashkë.

Majorka ra nga kategoria në Spanjë duke bërë që t’i shtrohet rruga transferimit. Vetë Muriqi pati sezonin më të mirë në elitën e futbollit spanjoll pasi shënoi 23 gola.

PANORAMASPORT.AL