Postuar: Qershor 14, 2026 | 16:02
Përforcime vetëm në repartin ofensiv, katër sulmues të Elbasanit me valixhe në duar
Elbasani deri tani ka përforcuar vetëm repartin ofensiv. Verdheblutë prezantuan Edoli Lukoki, Rubin Hebajn, Ardit Nikajn dhe Ledjo Tresën.

Arsyeja duket e thjesht, duke qenë se reparti i sulmit pritet të sjellë disa largime. Bëhet fjalë për lojtarë që i përfundon kontrata dhe deri tani nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët për rinovimin.
Tsage, Ze Gomesh, Lajthia dhe Loukili mund ta mbyllin me nënkampionët këtë muaj. Ekipi i Gvozdenoviç ndërkohë po shikon edhe për lojtarë në portë, mbrojtje dhe mesfushë.
AF Elbasani do të luajë për herë të parë në Europë. Rrugëtimi për ekipin e Ivan Gvozdenoviç nis nga turi i parë i Ligës së Konferencës.
PANORAMASPORT.AL













